Sport
Kuota të çmendura në ndeshjet e sotme të Superligës

Dy skuadrat që luftojnë për titull nga i njëjti qytet, Drita e Gjilani do të udhëtojnë në Klinë respektivisht në Vushtrri, ndërsa ndeshja tjetër padyshim do jetë edhe dueli i ditës së sotme për arsye se luftohet për mbijetesë, Trepça 89 – Dukagjini, shkruan GazetaSheshi.
Padyshim që Drita e ka një udhëtim të lehtë, ku dihet se Vushtrria tashme edhe është dorëzuar dhe kanë humbur shpresat për mbetjen në elitë.
Tashmë janë publikuar edhe kuotat e bastoreve. Fitorja eventuale e Vushtrrisë kuotohet me 23.00, ndërkohë që barazimi vlerësohet me kuotën 9.00. Fitorja e Dritës vlerësohet me kuotën 1.08.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Klinë, ku skuadra e Dukagjinit do të takohet me Gjilanin, ekipi klinas ka humbur shpresat për të mbetur në ligë ndërsa ‘kuqebardhet’ janë duke luftuar për titullin kampion.
Fitorja e Dukagjinit ndaj Gjilanit kuotohet me 10.50, barazimi me 5.40, kurse fitorja e Gjilanit me 1.23.
Kurse ndeshja në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, do jetë një ndeshje e zjarrtë pasi dy skuadrat si Trepça 89 ashtu edhe Flamurtari, po kërkojnë me çdo kusht mbetjen në elitë.
Në bastore fitorja eventuale e ’89-shit është vlerësuar me 1.61, ndërsa fitorja e Flamurtarit me 4.46, kurse barazimi me 4.20.
Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 16:45.






















