Sport
Kumbulla te Lazio, Cetin te Verona

Përfaqësuesit e Lazios do të takojnë zyrtarët e skuadrës së Verona, për të negociuar rreth Marash Kumbulla.
‘Tuttomercatoweb’ dhe ‘Sky Sport Italia’ shkruajnë se presidenti i Lazio, Claudio Lotito, është takuar sy më sy me Maurizio Setti, transmeton lajmi.net.
Kështu synohet një marrëveshje për Marash Kumbullën, mbrojtësin më të kërkuar në Serie A.
Lojtari pritet të zëvendësohet pastaj nga Mert Cetin.
Lazio ndërkohë thuhet se do të ofrojë 20 milionë euro plus Cristiano Lombardi e Riza Durmisi, për Kumbullën. /Lajmi.net/






















