Lajme
KSHZ akoma pa seancë, Salihi për TV21: Do ta presim Derkoskin deri në mesnatë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski ende nuk ka thirrur seancën për përcaktimin e hapave të mëtejmë për Zgjedhjet Parlamentare 2020.
Të premten Derkoski tha se seancën do ta thërriste të dielën, por pasi që këtë gjë nuk e bëri, sot katër anëtarë të KSHZ-së ngritën iniciativë për thirrje të seancës, e sërish Derkoski për ta është “i papkapshëm”.
Një prej anëtarëve që firmosi këtë iniciativë është Enver Salihi, i cili për TV21 pohon se ende janë duke e pritur kryetarin dhe se do ta presin deri në mesnatë.
“Jemi në KSHZ duke pritur kryetarin deri në 00:00 kur edhe fillojnë afatet; dhe do të shohim si do të rrjedh puna më pas. Ne jemi këtu dhe po e kryejm detyrën tonë” tha për TV21 anëtari Salihi.



















