Connect with us

Sport

Kryetari i FC Prishtina dhuron 15 mijë teste për Covid-19 në IKSHPK

Publikuar

Kryetari i skuadrës së Prishtinës, Remzi Ejupi, ka dhuruar 15 mijë teste për Covid-19, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet skuadra e Prishtinës, me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Këto teste Ejupi i ka dhuruar së bashku me ‘Ecolog’ dhe ‘AWR Abbruch”.

Ejupi edhe më parë kishte siguruar teste për Covid-19, por ato ishin vetëm për skuadrën e FC Prishtina. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK