Connect with us

Kosovë

Kryeministri zotohet se 5.5 milionë eurot për ish të burgosurit politikë do të jepen shpejt

Publikuar

Deputeti Rasim Selmanaj ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti se kur do t’iu njihet statuti i ish të burgosurve politikë dhe të marrin mjetet e parapara për këtë kategori.

Në foltoren e Kuvendit, Hoti tha se shpejt do të nisë implementimi, por se ende nuk ka një datë të caktuar.

“Mjetet prej 5.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti i paraparë si subvencione për ish të përndjekurit politikë. Nuk e di saktë pse s’ka ndodhur deri sot, por mjetet janë të ndara dhe duhet të sillen listat që i verifikojnë personat”.

NA NDIQ NË FACEBOOK