Kosovë
Kryeministri shpërfill Vjosa Osmanin, ajo i thotë që “nuk justifikohet”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës me emrin Vjosa Osmani ka pyetur kryeministrin Hoti se për çfarë arsye është lejuar OSBE-ja që të mbajë zgjedhjet e Serbisë në vendin tonë.
Ajo e quajti një praktikë të tillë si anti-kushtetuese megjithëse shprehu respektin e saj për organizatën OSBE.
Po ashtu, znj.Osmani Sadriu potencoi një rezolutë të Kuvendit që ishte miratuar nga pozita dhe opozita në vitin 2012, shkruan Periskopi.
Hoti injoroi pyetjen e Vjosa Osmanit pasi paraprakisht kishte dhënë qëndrimin për këtë çështje duke i uruar egjiptianëve dhe deputetit Etem Berisha për ditën e tyre.
“Nuk justifikohet mos-përgjigjja në këtë pyetje,” – i tha Osmani para se të uronte deputetët e komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës. /Periskopi






















