Connect with us

Kosovë

Kryeministri Hoti thotë se ka nisur konkretizimi i rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ka nisur konkretizimi i aktiviteteve për rimëkëmbje ekonomike të vendit – pasi ajo u lëndua nga masat kundër përhapjes së Covid-19. 

Një adresim të tillë ai e ka bërë në profilin zyrtar në Facebook ku ka njoftuar që është takuar me ministrat e thirrur për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti ka thënë që zbatimi në praktikë i hapave do të bëhet sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës “Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020”, përcjell Periskopi.

Hoti në ekspozenë e tij para se të bëhej kryeministër kishte premtuar 1,2 miliardë euro ndihma për ekonominë gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Ky është statusi i tij i plotë: 

Aktivitetet për rimëkëmbje ekonomike kanë nisur të konkretizohen!

Sot pata takim pune me të gjithë ministrat e thirrur për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike! Kemi vazhduar konkretizimin e hapave për zbatimin e masave të parapara në pako, ndërsa do të nisim edhe zbatimin e tyre në praktikë, sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020.

NA NDIQ NË FACEBOOK