Connect with us

Kosovë

Krasniqi – VV’së: I keni përzier hapat në valle me LDK’në, e jeni rrëzu

Publikuar

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës me një debat të ashpër mes pozitës dhe opozitës, por edhe mes VV-së e PDK-së.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se VV-ja ka përdorur vazhdimisht gjuhë të urrejtjes dhe ofendime të shumta në Kuvend dhe se sipas tij qeveri koti është kjo qeveri dhe ishte ajo e kaluara.

Krasniqi replikoi me deputetin e VV-së, Dimal Basha duke i thënë se është partia e tij dhe e LDK-së që ishin kapur ne valle dhe i ngatërruan hapat dhe u rrëzuan.“Ju jeni kanë në valle bashkë, i keni përzi hapat e jeni rrëzu”, ka thënë ai.

Mes tjerash, deputeti i PDK-së ka akuzuar VV-në se ka ndërruar fjalët lidhur me marrvëshjet ndërkombëtare.

“Javën e kaluar VV tha ka me i votu marrëveshjet tash tha jo si votojmë, i ka ndrru fjalët”, ka thënë mes tjerash ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK