Sport
Koulibaly ka zgjedhur skuadrën e re, do të luajë në Premierligë

Senegalezi ka ngjallë interesim te shumë skuadra të Evropës, përfshirë edhe PSG dhe Manchester United, por futbollisti është i vendosur të vazhdojë karrierën te Manchester City.
Raportohet se Koulibaly dëshiron të punojë me trajnerin Pep Guardiola, përcjell lajmi.net.
City janë të gatshëm të paguajnë 72 milionë funte për mbrojtësin e qendrës, i cili ka qenë në mesin e më të mirëve në botë viteve të fundit.
Ai ka veshur fanellën e Napolit për gjashtë sezone, dhe është koha për të nisur një sfidë të re.
Vendin e tij te Napoli, do ta zë mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani./Lajmi.net/






















