Kosovë
Kosnett: Nuk ishim të kënaqur me politikat e jashtme të Albin Kurtit dhe s’ka marrëveshje sekrete siç pretendonte ai

“Koalicioni mes LDK-së dhe VV-së ishte koalicion fragjil. Njerëzit në LDK i kanë bërë vendimet e tyre se si duan të shkojnë përpara. Nuk e kemi fshehur faktin se kemi qenë të pakënaqur me elementet e politikave të jashtme të qeverisë Kurti, ashtu sic kemi qenë të pakënaqur me elementet e politikavë të jashtme të qeverisë Haradinaj”. Kështu ka thënë ambasadori amerikan, Philip Kosnett në një intervistë në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se ‘nuk është e vërtetë që ekziston një ujdi mes Kosovës dhe Serbisë ashtu sic pretendonte Kurti”.
Në një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ambasadori amerikan parashikon se fundi i procesit të bisedimeve do të jetë me njohje reciproke. Ai ka thënë se ShBA nuk e ‘ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve’.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve dhe nuk jemi të sigurt se nga ka ardhur kjo ide. Unë mund t’ju them se askush nu ka folur për këtë temë, por mund t’ju them sic ka thënë Grenell se nuk është politikë e SHBA’së”, ka thënë ai./PERISKOPI/




















