Connect with us

Kosovë

Kosnett: Kosovarët s’duhet të kenë frikë nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, ne synojmë atë që synoni ju

Publikuar

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka thënë se kosovarët nuk duhet të kenë frikë nga bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. Këto komente ai i ka bërë në emisionin Rubikon, përcjell Periskopi.

“Ky nuk ka qenë qëndrimi ynë. Kosovarët duhet t’i shohin bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, si një mimundësi.  Qytetarët e Kosovës nuk duhet të frikësohen nga kjo. Ne duam atë që e duan qytetarët e Kosovës.”, ka thënë ai.

Kosnett ka folur për takimin e 27 qershorit, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Ne e kemi bërë të qartë që fokusi në këtë samit do të jetë ekonim. Kam frikë se nuk mund t’ju jap shumë detaje rreth këtij takimi. E di se është presidenti Thaci dhe kryeministri Hoti dhe nuk e di kush do të jetë tjetër.  Mendoj se duhet ta shohim se si po shkon ky takim dhe ta shohim më tutje.  Qëllimi ynë është të shohim një marrëveshje gjithpërfshirëse mes të dyja vendeve. Mendoj se kjo është ajo që po synojmë, njohja”, tha ai./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK