Kosovë
Koronavirusi: Evropianët thellë të zhgënjyer me BE-në, italianët besojnë pesëfish më shumë te Kina

Një zhgënjim tepër i madh në përgjigjen fragmentare të Bashkimit Evropian (BE) dhe në qeveritë evropiane është zbuluar nga sondazhi i ri që është bërë në mbarë kontinentin.
Një shumicë dërrmuese njerëzish megjithatë kanë deklaruar se qeveritë e Bashkimit Evropian duhet të bashkëpunojnë më afërsisht përballë kërcënimeve të mëdha në të ardhmen.
Në Itali, një prej vendeve më të goditura nga virusi, 63% e njerëzve thonë që BE-ja dështoi qytetarët e saj ndërsa pandemia po shkatërronte Evropën jugore dhe, të pyetur se kush kishte qenë aleati më i madh gjatë ditëve më të zeza të krizës, vetëm 4% e italianëve thanë BE-ja ndërsa 24% thanë që Kina, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Numri i atyre që e panë performancën e BE-së si të dobët (më shumë se gjysma në Francë) tejkalohet nga numri i atyre që mendojnë se blloku ishte “i parëndësishëm” gjatë kësaj faze.
Rezultatet e këtij raporti janë parë si shqetësuese nga autorët e këtij sondazhi.
Ata thanë që gjetjet po ashtu sfidonin bindjen se pandemia kishte ushqyer mbështetjen për zgjerimin e rolit të shtetit.
Përgjatë nëntë shteteve të BE-së, 33% thanë që kishin humbur besimin në kapacitetin e qeverive për të vepruar bazuar në menaxhimin e pandemisë, dhe vetëm 29 për qind mendonin që kriza tregonte nevojën për një rol më të madh të shtetit.
Pandemia po ashtu kishte dëmtuar percepsionin e evropianëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Periskopi





















