Connect with us

Kosovë

Konjufca flet për gjuhën e urrejtjes në Kosovë: Nuk pranon se edhe VV ka përgjegjësi për të

Publikuar

Nënkryetari i LDK-së, Glauk Konjufca ka folur për një varg çështjesh në emisionin Debat+. Ai ka vazhduar përplasjet e rënda me rivalët politikë, PDK-në dhe LDK-në.

Ai e ka quajtur presidentin Thaçi “tabula rasa”, si njeri të paditur pas akuzave të këtij të fundit se kryeministri Kurti kishte qenë i paditur dhe i papërgatitur për detyrë.

Analisti Mirena i shtroi pyetjen Konjufcën se si ka mundësi që “presidenti Thaçi të ishte kaq i pushtetshëm e të ishte kaq problematike të bindte një deputet të Kuvendit si Haxhi Shala.”

Konjufca nuk kishte përgjigjje të drejtpërdrejt ndaj një gjëje të tillë, duke thënë se “unë e di fort mirë kë e kontrollon ai (presidenti Thaçi).”

Ai ka deklaruar se presidenti Thaçi në aspektin e respektit në popull është i papushtetshëm duke i përmendur gjuhën e urrejtjes, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, Mirena deklaroi se pikërisht Vetëvendosje e kishte prishur kulturën e debatit në Kosovë.

“Për devalvimin e kulturës së debatit, për mendimin tim, është edhe Lëvizja Vetëvendosje.” – tha ai.

Konjufca deklaroi se prishja e gjuhës kishte ndodhur prej vitit 2001. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK