Connect with us

Kosovë

Komunat e Kosovës që po e mposhtin koronavirusin

Publikuar

Në vendin tonë deri tani janë shënuar gjithsej 1 mijë e 263 raste me Coronavirus, por 11 komuna të Kosovës nuk kanë asnjë rast aktiv.

Derisa Vushtrria, Prizreni, Fushë Kosova e Prishtina po rrezikohen nga shpërthimi i vatrës së Coronavirusit, qytetet si Vitia, Shtime, Gjakovë, Lipjan, Istog, Kaçanik, Han i Elezit, Klinë, Dragash, Deçan dhe Drenas nuk kanë asnjë rast aktiv.

Derisa, nga Shtime, Istog dhe Dragash ka pasur nga një rast vdekjeje nga koronavirusi.

Në Kosovë deri sot janë testuar 16 mijë e 905 persona të dyshimtë për Coronavirus, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

NA NDIQ NË FACEBOOK