Connect with us

Kosovë

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ambasadën franceze për projektin e trajtimit të ujërave të zeza

Publikuar

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadoren franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se projekti ka vlerë prej 66 milionë euro, në të cilin Qeveria e Kosovës, do të kontribuojë me 20 milionë euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.

Përveç Prishtinës, ky projekt mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje, Obiliq, Fushë Kosovë dhe potencialisht Graçanicë.

NA NDIQ NË FACEBOOK