Connect with us

Sport

Komiteti Olimpik ndalon festimet në shenjë solidarizimi me vdekjen e George Floyd

Publikuar

Rregulla 50 e Kartës Olimpike deklaron “asnjë lloj demonstrimi ose propagandimi politik, fetar ose racor nuk lejohet në ndonjë vend olimpik, vende apo zona të tjera”, transmeton lajmi.net.

Atletët që shkelin rregullin i nënshtrohen disiplinës dhe IOC nxori udhëzime në janar duke sqaruar se protestat e ndaluara përfshijnë qëndrimin në gju dhe gjeste të tjera.

IOC ka thënë: “Udhëzimet e hartuara për atletët mbeten ashtu, por ne nuk do të spekulojmë për raste hipotetike trembëdhjetë muaj para Lojërave Olimpike”.

“Çështjet në të ardhmen do të trajtohen si çdo herë rast pas rasti”.

Floyd u vra nga një polic në SHBA, teksa protestat për të kërkuar të drejtat e barabarta janë përhapur edhe në disa vende tjera të globit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK