Lajme
Koaliconi ASH-AA premtojnë 100 milionë euro në vit për venbanimet shqiptare

Nën slloganin “TASH është koha”, krerët e dy partive përkatëse nga Tetova ftuan qytetarët që të votojnë numrin pesë.
Kreu i ASh-së, Ziadin Sela, premtoi reformë në drejtësi dhe rigjykim për rastet e dyshuara si të montuara; zhvillim ekonomik dhe investime kapitale; 100 milionë euro në vit, që asnjë vendbanim të mos mbetet pa ujë të pijshëm.
“Mos u besoni politikanëve të cilët vijnë dhe flasin për ëndrra por që realisht e kanë për qëllim ta kamuflojnë ëndrrën tuaj për fijët tek I lëkundni në djepin e tyre. Dhe ëndrra juaj është mbi tëgjitha dinjiteti dhe krenaria e fëmijës suaj që nesër ta gjej një vend pune. Ëndrra juaj ësht ënjë sistem shëndetësor i mirë dhe i përgatitur për t’u kujdesur për shëndetin e prindërve tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Për gjyshërit tanë. Kjo po ësht ëndërr dhe në lidhje me këtë ëndërr ne jemi marrë vesh bashkë me Alternativën që ta realizojmë, që ta plotësojmë këtë ëndërr”, u shpreh kreu i ASh-së, Ziadin Sela.
Edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi, ftoi votuesit shqiptar që të rrethojnë numrin pesë, sipas tij, alternativën më të mirë për të ndaluar migrimin e të rinjve në diasporë.
“Mos u ndjeni borxhli ndaj asnjë partie, madje as neve mos na votoni nëse nuk I besoni programit dhe njerëzve të këtillë dhe nëse nuk besoni se neve do ta sjellim ndryshimin. Nëse jeni t ëbindur se më 15 korrik kur të jeni vet para fletës së votimit jeni të bindur se me rrethimin e një numri do ta ndihmoni kombin tuaj, familjen tuaj, të afërmit tuaj, madje ju do të jeni të vendosur që të zgjidhni për çfarë të ardhme do të krijoni për juve dhe për fëmijët tuaj”, theksoi kreu i Alternativës, Afrim Gashi.
















