Sport
Klopp ua dërgon një mesazh të veçantë tifozëve të Liverpool para rifillimit të Premierligës

Me dy ndeshje në orar, Premierliga rikthehet për të zhvilluar ndeshjet e fazës së fundit të këtij sezoni.
Në prag të rifillimit të kampionatit, Jurgen Klopp u është drejtuar tifozëve të Liverpool me një mesazh, pasi ‘The Reds’ janë gjashtë pikë larg titullit kampion në Premierligë.
“Futbolli është rikthyer. Natyrisht për disa arsye do të jetë krejtësisht ndryshe, por prapë mund ta bëni atë të veçantë. Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë zëra, shumë mendime. Në atë kohë, kur mësuam për një problem të pazakontë që na suprizoi të gjithëve, në të njëjtën kohë në të gjithë botën, të gjithë e kuptuam se futbolli nuk është aq i rëndësishëm sa kemi menduar një ditë më parë, duke luajtur kundër Atleticos”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.
“Unë mendoj se ky është një mësim i mirë dhe i rëndësishëm. Shëndeti gjithmonë ka qenë mbi gjithçka tjetër. Sidomos shëndeti i të dashurve tanë. Duhej të tregonim një qasje të përgjegjshme dhe e bëmë atë. Kishte një kohë kur ne nuk e dinim nëse do të ishte i mundur përfundimi i sezonit. Kishte zëra të ndryshëm kudo. Por tani jemi këtu, dhe sezoni në Premierligë do të vazhdojë shumë shpejtë. Faleminderit që keni qenë të kujdesshëm. Ne bëmë atë që duhej të bënim sepse donim të shpëtonim të dashurit tanë dhe njerëzit e tjerë”.
Klopp tutje ka shtuar se rikthimi i futbollit është një lajm i shkëlqyeshëm, dhe se Liverpool do të mund të rrugëtojë drejt qëllimit të madh, që është Premierliga.
Edhe pse ndeshjet do të luhen pa tifozë, Klopp ka thënë se Liverpool ka nevojë për tifozët, dhe mbështetja e tyre do të ndjehet edhe nga shtëpia./Lajmi.net/






















