Sport
Klopp një mjeshtër i vërtetë, me shumë pak para solli suksese të mëdha te Liverpool

Këtë sukses, ‘The Reds’ e arritën në mënyrë spektakolare, me 28 fitore në 31 ndeshje, shtatë xhiro para përfundimit të sezonit.
Krijimi i një skuadre dominuese është vetëm një pjesë e historisë së këtij Liverpool. Dhe pikërisht këtu qëndron mjeshtëria e vërtetë e Jurgen Klopp – një menaxheri të vërtetë.
Shumëkush ka pyetur se sa para duhen për të bërë një ekip të tillë, i cili do të ishte në gjendje të rrëzonte nga froni Manchester Cityn, e të rivalizonte po ashtu Chelsean dhe Manchester Unitedin, që viteve të fundit nuk është dëgjuar të ankohen për pjesën financiare.
Klopp te Liverpool erdhi në tetor të vitit 2015, duke marrë në dorë ndërtimin e një ekipi të plotë. Trajnerit gjerman i janë dashur 401.9 milionë funte për blerjen e lojtarëve përgjatë viteve, ku përmeden Alisson Becker nga Roma, Virgil van Dijk nga Southampton, Mohamed Salah nga Roma, Sadio Mane…
Lojtarët e blerë në epokën Jurgen Klopp:

Bilanci negativ në këto blerje qëndron në vetëm 74.5 milionë funte, sepse nga shitja e lojtarëve si Philippe Coutinho, Benteke, Sakho, Liverpool fitoi 327.4 milionë funte.

Pothuajse sa gjithë shuma e shpenzimeve të Jurgen Klopp, skuadrës franceze, PSG, i ka kushtuar vetëm Neymar dhe Kylian Mbappe.
Pra, pikërisht këtu del në pah mjeshtëria e Klopp, që në një revolucion në skuadër, me vetëm 74.5 milionë funte humbje, solli te Liverpool titullin e Ligës së Kampionëve dhe Premierligës, për të kthyer në fitime këtë bilanc të vogël negativ.
Përveç këtyre sukseseve, Liverpool sot në skuadër ka lojtar i Salah, Mane, Firmino, Van Dijk dhe Alisson, që secili veç e veç mund të kap shifrën 100 milionë euro në tregun e transferimeve./Lajmi.net/






















