Connect with us

Kosovë

Klinaku për shkëmbimin e territoreve: Kompromiset si rezultat i mungesës së ideve

Publikuar

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kosovan ë fund prap do të deklarohet se kanë qenë të detyruar për një kompromise të dhimbshëm.

Klinaku ka disa pyetje për të gjithë ata që kundërshtuan shkëmbimin e territoreve, ku siç thotë ai tash kur “u hoq qafe” ideja e “shkëmbimit të territoreve”, dëshiron ti shoh idetë e atyre të parëve.

Ja statusi:

Kompromiset si rezultat i mungesës së ideve

Tash kur “u hoq qafe” ideja e “shkëmbimit të territoreve”, jam shumë kureshtar për të parë idenë e kundërshtuesve të shkëmbimit.
Si do t’i shkëpusin fijet e Serbisë në Kosovë?
Si do ta zgjidhin çështjen e veriut?
A do t’i lënë ende shqiptarët e Luginës në këtë gjendje?
Me çfarë strategjie Kosova do të integrohet në mekanizmat ndërkombëtarë?
Si do t’ia dalin ta bëjnë Kosovën sovrane dhe të pavaruar nga Lista Serbe (Serbia)?
Apo edhe kur janë në pyetje interesat tona jetike ne nuk kemi ide, por presim nga SHBA-të e Evropa!?
Kështu, në fund, pashmangshëm do të na vijnë sërish deklaratat e njohura: Jemi të detyruar për “kompromise të dhimbshme”, “sui generis”, etj.