Connect with us

Sport

Kjo është oferta e Real Madridit për Camavinga

Publikuar

me

17 vjeçari i Rennes shihet si zëvendësues i Casemiros te skuadra nga ‘Santiago Bernabeu’.

Le10Sport zbulon se Real Madrid tashmë ka përgatitur ofertën që do të paraqesë tek Rennes, për të provuar transferimin e tij këtë verë, përcjell lajmi.net.

Real Madrid do të ofrojë 50 milionë euro dhe 10 milionë tjera do të përmbushen me bonuse. Një total prej 60 milionë euro, që është shumë larg nga ajo 75 milionë euro që po kërkon Rennes për yllin e saj.

PSG gjithashtu është një nga ekipet e interesuara për Camaving, por në Francë raportohet se kampionët e Ligue 1 tani janë vënë pas mesfushorit të Lazios, Milinkovic-Savic./Lajmi.net/

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT