Connect with us

Sport

Kjo është oferta e Bayern Munich për Sane

Publikuar

Christian Falk nga ‘Bild’ pretendon se klubi bavarez ka dërguar një ofertë prej 36 milionë funte te kampionët e Anglisë, përcjell lajmi.net.

Leroy Sane është i destinuar për largim nga Manchester City, këtë verë ose tjetrën, si lojtar i lirë.

Pep Guardiola ditë më parë konfirmoi se Sane nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn, dhe mund të largohet nëse vjen oferta e duhur.

Në të kundërtën, City do ta mbajë Sanen deri në verën tjetër, dhe lojtari do të largohet falas.

24 vjeçari Sane te Manchester City është transferuar në vitin 2014 nga Schalke./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK