Sport
Kjo është festa e lojtarëve të Liverpool për titullin e kampionit

Duhej pritur 30 vite për të gjetur një komponim të duhur të lojtarëve, që do t’i sillte Liverpoolit titullin e kampionit në Premierligë.
Emra si Mohamed Salah, Sadio Mane, Virgil van Dijk, por edhe Xherdan Shaqiri në mesin e tyre, janë ata që pas 30 viteve dhanë një titull të Premierligës për Liverpool.
Sot, me humbjen e Man City, edhe matematikisht ‘Reds’ janë kampionët e Premierligës.
Lojtarët e Liverpool kanë shikuar ndeshjen e Man City së bashku, dhe gëzimi i tyre pas golit të Willian ishte i madh.
Ata e dinin se tashmë janë kampionët. Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku mund të shihni festën e lojtarëve të Liverpool. /Lajmi.net/
The Liverpool players celebrating winning the Premier League.
pic.twitter.com/C2O6gcZv8z
— Football Tweet (@Football__Tweet) June 25, 2020























