Kosovë
Kinezët kërkonin në internet për simptoma koronavirusi qysh në gusht, satelitët kapin veturat e tyre në spitale

Covid-19shi mund të ketë filluar të shpërndahet në Kinë qysh në vjeshtën e hershme të vitit 2019 – muaj para se zyrtarët e Pekinit të raportonin rastin e parë, ka sygjeruar një studim nga Shkolla Mjekësore e Harvardit.
Duke analizuar imazhet satelitore, hulumtuesit kanë zbuluar “një rritje dramatike” në numrin e veturave të parkuara jashtë gjashtë spitaleve më të mëdha të Wuhanit gjatë muajit shtator, me kulmin që u arrit në dhjetor.
“Spitalet e ndara kishin ditë me një numër relativisht të lartë edhe në vjeshtë por edhe në dimrin e 2019-s. Sidoqoftë, mes shtatorit dhe tetorit 2019, pesë nga gjashtë spitalet kanë treguar rritje ditore relativisht të lartë të serisë së analizuar,” thekson studimi, përkthen Periskopi.
Ekipi po ashtu gjeti një rritje të rasteve në internet kur ishin bërë kërkime në lidhje me simptomat e ngjashme me koronavirusin e ri Covid-19, të tilla si kollitja dhe diarreja, në makinën kërkimore kineze Baidu.
Ky hulumtim përbën një arritje shumë të madhe në përpjekjen për të gjurmuar origjinën e virusit të ri, ka thënë Dr.John Brownstein, udhëheqësi i ekipit të shkencëtarëve.
Rasti i parë në Kinë, sipas OBSh-së me Covid-19 ishte konfirmuar vetëm më 31 dhjetor të vitit 2019. /Periskopi






















