Sport
KF Drenica bën homazhe në kompleksin memorial në Prekaz

Skuadra nga ky qytet, Drenica, për nder të kësaj dite, ka bërë homazhe pranë varrezave të deshmorëve që u flijuan për liri, në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz.
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo skuadër bën të ditur se kryetarja e klubit, Mihane Bekteshi, së bashku me drejtues të tjerë të klubit, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial, shkruan lajmi.net.
Njoftimi i KF Drenicës:
Drenica bën homazhe në kompleksin memorial në Prekaz!
Kryetarja e klubit, Mihane Bekteshi, se bashku me disa nga drejtuesit e klubit, shtabin teknik dhe futbollistët, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Për nder të ditës së çlirimit të Skenderajt, KF Drenica ka nderuar me homazhe pranë varrezave të deshmorëve që u flijuan për liri, në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz.
Drenica dhe gjithë Kosova, janë krenar me sakrificen dhe vepren e familjes Jashari dhe gjithë deshmorëve të rënë për liri.
Lavdi e perjetshme!
KF Drenica
Skenderaj
18.06.2020
/Lajmi.net/























