Sport
Kessie: Milan është shtëpia ime

Kessie, mesfushori i Milan, është shprehur shumë i lumtur për kohën që ai ka kaluar deri më tani me ‘Rosoneri’.
Lojtari ka pasur kohë të mirë me Milan, madje shprehet se aty tashmë është shtëpia e tij.
“Unë ndihem si në shtëpi këtu, unë dua të qëndroj këtu. Ne kemi pasur kohë të vështirë me koronavirusin”, ka thënë Kessie, transmeton lajmi.net.
“Nuk ishte e lehtë për ne që të qëndronim brenda, kështu që tani të gjithë jemi kthyer në lojë”, ka thënë mes tjerash mesfushori.
Kessie kaloi kohën e karantinës në Bregun e Fildishtë, por tashmë ai ndihet sikur shtëpinë ka në Milano. /Lajmi.net/






















