Connect with us

Kosovë

Këshilltari i ish kryeministrit Kurti pretendon që Serbia është e lidhur me Evropën e jo me Rusinë

Publikuar

Zgjedhjet në Serbi e kanë elektrizuar edhe opinionin publik në Kosovë me interpretime të ndryshem të rezultatit zgjedhor të vendit fqinj.

Fitorja bindëse e partisë SNS të Aleksandër Vuçiqit u konsiderua gjerësisht si e pritshme – ndoshta edhe duke dashur të rrisin peshën e analizave dhe të qëndrimeve të tyre politike.

Por, këshilltari i ish kryeministrit Kurti, Driton Tali ka bërë një interpretim mjaft interesant të rezultatit zgjedhor të të partisë së Vojisllav Sheshelit, shkruan Periskopi.

Në një shkrim në Facebook të titulluar “Dashuria e Serbisë ndaj Rusisë” ai konteston lidhjen tradicionale të vendit duke thënë që partia e Sheshelit që kërkonte aleancë me Rusinë dhe kundërshtonte aleancën me BE-në mori vetëm 2,1 për qind të votave.

Në fakt, Aleksandër Vuçiq – fituesi bindës i zgjedhjeve – megjithëse ka ndjekur kursin e anëtarësimit në BE, vazhdimisht ka potencuar rëndësinë e lidhjeve tradicionalisht të mira të Serbisë me Rusinë.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar: 

Dashuria e Serbisë ndaj Rusisë

Partia Radikale e Sheshelit, në këtë fushatën e fundit zgjedhore në Serbi, si sllogan kryesor e pati “Aleancë me Rusinë dhe në asnjë mënyrë në UE”.

Më këtë qasje nuk e kaloi pragun. I mori 2.1%.

A e kuptuat tashti ju analistat e gjeopolitikave?!

NA NDIQ NË FACEBOOK