Connect with us

Sport

Kemal Ademi përfundimisht zgjedhë Zvicrën

Publikuar

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, ka marrë lejen e FIFA-s, për të veshur fanellën e Zvicrës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës, në faqen e tyre zyrtare, përcjell lajmi.net.

Tani Ademi do të jetë i lirë të luajë për Zvicrën në grumbullimin e radhës të kombëtareve.

Ademi ka qenë në mesin sulmuesve që janë përcjellë edhe nga Kombëtarja e Kosovës.

Konkurrenca në fazën e sulmit, me Vedat Muriqin që vazhdon të luajë në nivele jashtëzakonisht të larta, duket që kanë shtyrë Ademin të shoh të ardhmen të Zvicra, që tashmë e disa vite ‘lëngon’ në fazën e sulmit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK