Connect with us

Kosovë

Kelmendi: Ja pse u prish koalicioni LDK-VV

Publikuar

Afaristi Ramiz Kelmendi ka deklaruar se prishja e koalicionit LDK-VV ka ndodhur për shkak të marrjes së vendimeve jo të koordinuara dhe marrja e vendimeve jashtë qeverisë.

Kelmendi në Tv Dukagjini, ka thënë se qeveria së pari duhet të kryej obligimet që i ka krijuar vet, me kompenzimin e qerave dhe dhënien e 170 eurove, por ka mundësi të heq edhe TVSh-në për qeratë.

“Kthimi i kredive si për qytetarin, si për biznesmenin ua mundëson që ai të lirohet nga kisti, për këtë arsye kreditë do të duhet të shtyheshin deri në vitin 2021, pastaj BQZ të stimuljë bankat në Kosovë për dhënien e kredive”, tha ai.

Sipas tij, gjatë kohës së pandemisë, marketet kishin rënie deri në 55 përrqind, derisa thekson se kompania e tij, nuk ka pas humbje dhe do të vazhdonte kështu deri në fund të vitit.

NA NDIQ NË FACEBOOK