Sport
Kante lë pas frikën për COVID-19, rikthehet në stërvitje te Chelsea

Kante kishte qenë në mesin e lojtarëve me të zëshëm për shëndetin e futbollistëve për vendimin për rikthim në stërvitje në mes të pandemisë, duke zgjedhur personalisht që të mos stërvitet.
Sidoqoftë, duket se frika e mesfushorit ka kaluar, teksa ai është stërvitur me shokët të martën.
Kishte frikë se mesfushori mund të humbas rifillimin e Premierligën, shkaku i mungesës në stërvitje.
Teksa kthimi i Kante është një lajm i mrekullueshëm për Frank Lampard, ka raporte se Chelsea është në kërkim të një blerësi për fituesin e Kupës së Botës me Francën./Lajmi.net/






















