Connect with us

Sport

Joshua – Pulev në rrezik? Hearn flet për detajet

Publikuar

Paraqitja e Joshua në protestën ‘Black Lives Matter’, i ndihmuar nga patericat, ka bërë që të shtohen dyshime se ai mund të humb duelin me Pulev, si pasojë e lëndimit.

Lidhur me situatën dhe pamjet ka folur edhe promotori i AJ, i cili ka thënë se dueli do të zhvillohet, pasi AJ është në gjendje të mirë fizike.

Sipas ‘Dailymail’, Hearn raportohet të ketë thënë se dueli do të zhvillohet në tetor/nëntor, transmeton lajmi.net.

Sa i përket pamjeve me paterica, Joshua mësohet të ketë ndjerë një tërheqje në gju, gjatë stërvitjeve të tij së fundmi.

Megjithatë, kjo nuk do ta pengojë britanikun që të mbrojë titujt e tij kundër Pulev. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK