Connect with us

Kosovë

Joe Biden do ta vizitojë familjen e afro-amerikanit të vdekur

Publikuar

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, të hënën ka thënë se do të vizitojë familjen e George Floyd, i cili ka vdekur para dy jave pas arrestimit që iu ishte bërë nga policët amerikanë, transmeton Klan Kosova.

Ai pritet të ngushëllojë familjen e Floydit, por nuk pritet të marrë pjesë në varrimin e të ndjerit.

Biden më herët e pati kritukuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump për qëndrimet e tij, ndaj protestave që janë bërë në disa shtete të Amerikës pas vdekjes së Floyd, shkruan Reuters.