Connect with us

Kosovë

JAVA: LDK shkarkoi Vjosa Osmanin, ajo “lë” Rugovën për Demaçin?

Publikuar

më

Një tjetër javë drithëruese politikisht merr fund sot. Një javë ku u treguan shkurtimisht konturet e një të ardhmeje politike për Kosovën.

Emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, njoftoi gjatë kësaj jave se më 27 qershor do të mbahej një takim tepër i rëndësishëm mes dyja vendeve në Washington. Nëse asnjëra palë nuk pajtohej që t’i nënshtrohej këtij dialogu, atëherë parashihet mbetja në “status quo”-në aktuale.

Deri në atë datë, palët u pajtuan – për aq sa u pajtuan – që të ndalnin fushatat respektive diplomatike. Kosova deri më datën 27 nuk do të lobojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ndërsa Serbia nuk do të lobojë për revokim të njohjeve për pavarësinë tonë. Natyrisht, megjithëse u krijua një dramë e panevojshme në politikën ditore, e vërteta është se fushata jonë diplomatike ishte pakrahasimisht më e dobët dhe më joefektive se ajo e Serbisë.

Sidoqoftë, natyra e dialogut dhe ajo e marrëveshjes përfundimtare eventuale, u proklamua nga z.Richard Grenell si “ekonomike”. Kjo bën që edhe “status quo”-ja të shihet si ekonomike. Reagimi në Kosovë ishte natyrshëm nacionalist. Problemi ynë me Serbinë nuk ishte “ekonomik” por “politik” u tha. Pra, Kosova e përballur me një ekonomi tepër të dobët po refuzonte ta shihte problemin me Serbinë si një problem ekonomik. Ironike!

Po gjatë kësaj jave, në Prishtinë mbërriti pas shumë peripecish emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai u takua me të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë, përfshirë Hashim Thaçin që e kishte kritikuar për qëndrime të mjegullta. Ai nuk ofroi asnjë garanci për “liberalizim vizash” për Kosovën, ndërkohë që nuk u përgjigj as nëse qëllimi i dialogut të BE-së ishte “njohja e Kosovës nga Serbia” ashtu siç ishte nga ana e administratës amerikane.

Kosova është në Evropë dhe jo në Amerikë, por Kosova nuk do të ishte kurrkund hiç pa Amerikën – është e ndershme të themi.

Ndërkohë, një zhvillim i rëndësishëm ndodhi edhe në politikën vendore. Isa Mustafa, kryetari i LDK-së, propozoi që partia e tij të votonte për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares. Në një proces “ngarkim-shkarkimi”, Osmani u largua nga ajo pozitë me shumicë votash ndërkohë që u emërua Avdullah Hoti. Prej tash e tutje, LDK nuk do ta ketë një nënkryetar si kryetar të Kuvendit por ta do ta ketë një kryeministër.

Ky veprim u bë pasi Osmani i doli kundër e madje edhe e dëmtoi LDK-në përmes qëndrimesh politike që favorizonin Vetëvendosjen. Osmani nuk ishte bërë me partinë e saj as kur ish kryeministri Kurti e kishte shkarkuar Agim Veliun e partisë së saj nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, duke shkelur kësisoj marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Por, cila do të jetë e ardhmja politike e Osmanit?

Duke qenë se diskurset politike janë ngushtuar tepër shumë gjatë vitit të fundit, duke u rritur kësisoj edhe tensionet, Osmanit nuk i mbetet shumë hapësirë veprimi. Qëndrimet e saj politike kanë qenë në përputhje të plotë me Vetëvendosjen – një parti kjo që ironikisht mund të themi se njihet për “kultivimin e lirisë së shprehjes”. Osmani ka mbetur në dilemën e krijimit të një partie të re politike ose atë të kalimit në Vetëvendosje. Të dyja opsionet pritet të jenë shumë problematike për të ruajtur mbështetjen aktuale popullore që ka Osmani. Nëse krijon parti të re, atëherë oferta e saj do të duhej të ishte më e mirë për elektoratin kosovar – edhe sa i përket qëndrimeve në politikën ditore. Nëse kalon në Vetëvendosje, “rugovizmi” si vlera qëndrore e saj do të duhej të hiqej dhe të përqafohej në një formë “demaçizmi” (Adem Demaçi).

Ndërsa sot, e diele, po mbahen zgjedhjet e Serbisë në veri të Kosovës. Qeveria jonë është arsyetuar për lejimin e tyre duke u thirrur në praktikat e mëhershme./Periskopi

Lajme16 minutes ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni37 minutes ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni1 hour ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni2 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri2 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota2 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota2 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni2 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

Bota2 hours ago

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump

Maqedoni2 hours ago

Shqiptarët kryesojnë me lindje në Butel, 3.255 fëmijë në 15 vjet

Lajme3 hours ago

Pas shtyrjes për shkak të mungesës së uniformave, sot diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës! Sekuestrohen mbi 300 kg kokainë, MPB-ja dhe DEA amerikane ndihmojnë në operacion

NA NDIQ NË FACEBOOK