Connect with us

Sport

Jan Vertonghen drejt transferimit në Serie A

Publikuar

Vertonghen do të jetë një lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me Tottenham po shkon drejt skadimit, me palët që nuk duken të gatshme për vazhdimin e saj.

Pasi një marrëveshje me Manchester United për Chris Smalling duket vështirë e arritshme, skuadra nga kryeqyteti italian ka hedhur sytë nga mbrojtësi belg i Tottenham, përcjell lajmi.net.

Vertonghen do t’i ofrohet një kontratë dy vjeçare te Roma.

33 vjeçari ka luajtur mbi 300 ndeshje për Tottenham që pas transferimit nga Ajax në vitin 2012.

Inter dhe Napoli kanë qenë gjithashtu të lidhur me shërbimet e tij./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK