Connect with us

Kosovë

Islamaj i PDK në Prizren për VV: Pse po heshtni për keqeverisjen e Mytaher Haskukës

Publikuar

më

Sekretari degës së PDK-së në Prizren ka reaguar pas një varg akuzash e skandalesh që shpërthyen në komunën e Prizrenit. Visar Islamaj ka kërkuar përgjegjësi nga deputeti VV që është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Prizren.

Ky është postumi plotë i tij:

Artan Abrashi, sa ke qenë në opozitë në Prizren kogja i jepje zor temave boshe dhe të pa qena në adresë të qeverisjes së PDK-së. Çka të ka ndodhur tash, je heshtur i tëri karshi keqqeverisjes dhe keq menaxhimit të Mytaher Haskukës. Fole ndonjë fjalë fole, se je kryetar i Degës së VV-së dhe mban përgjegjësinë kryesore për këtë keqqeverisje që e ka Prizreni. Nëse dikur, kur pinim kafe kafeneve të qytetit na akuzoje rëndë dhe drejperdrejtë, pse nuk flet sot. Nëse aso kohe je shtirë kishe po e do Prizrenin, duhet të shtiresh edhe tani. Bëhu kishe ke dashni për Prizrenin, dhe fol diçka jo kot si atëherë, sepse sikur ta doje Prizrenin sot ke çka flet pa u shtirë! Por jo, në të vërtetë e mesova unë dhe të gjithë qytetarët e REPUBLIKËS se LVV nuk ka dashni për këtë vend, por jeni të verbuar pas liderit që në zhargonin e komunikimit brenda levizjes e quani BABË.

NA NDIQ NË FACEBOOK