Connect with us

Kosovë

Ish shefi i Albin Kurtit, Visar Ymeri: VV po bashkëpunon me PDK-në

Publikuar

Ish-Kryetari i VV’së, Visar Ymeri ka reaguar pas sancën së sotme të Kuvendit, ku Vetëvendosja kërkoi nënshkrimet nga PDK’ja për të paraqitur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ymeri ka ironizuar duke thënë se VV’ja po ua kërkon nënshkrimet për mocion mosbesimi PDK’së por që kjo nuk është kërkesë për bashkëpunim.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës Koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën Bashkëpunim”, ka shkruar Ymeri në Twitter.

Ymeri mandatin e kaluar ishte deputet i Partisë SocialDemokrate pasi që më parë kishte qenë kryetar i Vetëvendosjes. Nën udhëheqjen e Ymerit, Vetëvendosje arriti të ngritej nga një parti me 13 për qind në një parti me rreth 26 për qind të votave.

NA NDIQ NË FACEBOOK