Connect with us

Sport

Ish ndihmës trajneri dhe portieri i Barcelonës diagnostikohet me sëmundje të rëndë të pashërueshme

Publikuar

Juan Carlos Unzue ka zbuluar se është prekur nga sëmundja ALS (skleroza amyotrofike anësore), transmeton lajmi.net.

Kjo sëmundje shkakton vdekjen e neuroneve që kontrollojnë muskujt dhe për fat të keq është e pashërueshme.

Unzue ka bërë thirrje që të rritet vëmendja për këtë sëmundje dhe të mblidhen fonde për të zbuluar kurën.

Unzue përfaqësoi Barcelonën dhe Sevillën si portier gjatë karrierës së tij si lojtar, por ishte edhe ndihmës i Luis Enrique në ‘Camp Nou’, nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Reagime në përkrahje të Unzue kanë ardhur edhe nga faqet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madrid. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK