Connect with us

Kosovë

Inspekcioni dhe Policia nisin aksion në kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus

Publikuar

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen institucionet.

Sot, policia e Kosovë bashkë  me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private.

Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Për  këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

Ndryshe, veç sonte u konfirmuan gjithësej  53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.

NA NDIQ NË FACEBOOK