Lajme
Idriz Orana kalon në Aleancën për Shqiptarët

Doktor Idriz Orana ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin e tij politik duke iu bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët.
Burime të sigurta nga ASH bëjnë të ditur se Idriz Orana është reshtuar pas partisë së Ziadin Selës.
Idriz Orana më herët ka qenë pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare.
Kalimin e tij e ka bërë të ditur Arben Taravari i cili ka postuar foto së bashku me Idriz Oranen dhe Zejdi Rexhepin në rrjetet sociale.




















