Connect with us

Kosovë

Ia kërkon 850 mijë euro një personi, duke iu prezantuar si bashkëpunëtor i Gjykatës Speciale

Publikuar

më

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër E.H, pasi që i njëjti duke u prezantuar si bashkëpunëtor dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë,  kishte kërkuar 850 mijë euro nga i dëmtuari B.P..

Sipas Prokurorisë, i pandehuri E.H.  i ka dërguar edhe vajzës së të dëmtuarit mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitua situatën“, “krejt këto veprime me qëllim që i dëmtuari të ia dorëzoj shumën  e kërkuar të të hollave për çka i dëmtuari B.P. rastin e lajmëron në polici e që edhe me punë operative të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, DHKR në Prishtinë, më 10.03.2020, i pandehuri E.H arrestohet dhe vepra i mbetet në tentativë”.

Me këto veprime i pandehuri E.H. ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër E.H. për shkak të veprës penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.H. nga muaji qershor i vitit 2019 e deri më 10.03.2020, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka tentuar që ta detyroj të dëmtuarin B.P. që të veproj në dëm të pasurisë së tij, duke përdorur kanosjen serioze se i njëjti do të gjykohet nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë po qe se nuk ia dorëzon shumën e kërkuar të të hollave, në atë mënyrë që është paraqitur rrejshëm si bashkëpunëtorë dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar  të Gjykatës Speciale në Hagë, ashtu që do të prezantoj provat në rastet e imagjinuara ndaj tij dhe fillimisht i kërkon shumën e të hollave prej 850.000.00 euro, pastaj shumën prej 360.000.00 Euro dhe së fundmi 190.000.00 euro.

Po ashtu, i pandehuri E.H.  i ka dërguar edhe vajzës së të dëmtuarit mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitua situatën“, krejt këto veprime me qëllim që i dëmtuari të ia dorëzoj shumën  e kërkuar të të hollave për çka i dëmtuari B.P. rastin e lajmëron në polici e që edhe me punë operative të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, DHKR në Prishtinë, më 10.03.2020, i pandehuri E.H arrestohet dhe vepra i mbetet në tentativë.

Me këto veprime i pandehuri E.H. ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

     

Maqedoni36 minutes ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri1 hour ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme2 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni3 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni6 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni8 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë8 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

NA NDIQ NË FACEBOOK