Connect with us

Sport

I madhi Tevez vazhdon me Boca Juniors – pagën do ta jap si ndihmë për të prekurit nga pandemia

Publikuar

Tevez ka vendosur që të vazhdojë kontratën me Boca Juniors deri në fund të këtij sezoni.

Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të vitit 2020, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, një tjetër vendim i madh i Carlito vjen lidhur me pagën e tij që ai e fiton te Boca.

Argjentinasi ka bërë të ditur se gjithë të hyrat do t’i jap si ndihmë për më të prekurit nga pandemia Covid-19.

Lajmi për rinovimin dhe pagën e tij ka bërë bujë të madhe nëpër të gjitha mediet botërore.

Kujtojmë se Tevez është 36 vjeç tashmë por nuk po heziton të vazhdojë kontratën me Boca. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK