Lajme
Hyseni: Aleanca për shqiptarët për 3 muaj realizoi projekte që BDI me vite si bën

Aleanca për shqiptarët për tre muaj sa ishte në Qeveri ka dëshmuar se punon për qytetarin dhe nevojat e tij, ndërsa po gjatë kësaj periudhe ka realizuar projekte të cilat BDI me vite si bën dot. Kështu theksoi përfaqësuesi i ASH-së, Dardan Hyseni në debatin televiziv në TVM i cili kritikoi paaftësinë e BDI-së për të realizuar çështjet e shqiptarëve në mënyrë institucionale.
“Kemi shembuj për qeverisjen tonë tre mujore aq sa edhe ishim, Ministri më i sukseshëm ishte z.Taravari. Kishim rastin konkret që do të thoja simbolik i një ambulante në fshatin Haraçinë, vullenti i mirë për 24 orë u realizua ambulanta në Haraçinë dhe pas daljes tonë nga Qeveria çuditësirsh ajo u mbyll. Ne duhet ta dijmë se rregullimi i promblmatikave bëhet në mënyra institucionale“, theksoi Hyseni në debat, përcjell Zyrtare.net
Sa i përket vetingut të shumëproklamuar nga BDI, Hyseni thekson se nuk mund të ketë proces të pastër kur e dijmë se për 17 vite BDI e bën të njejtën gjë me drejtësinë.
“Ju thoni se drejtësia është katastrofale për shqiptarët. Por në anën tjetër ku e keni në plan të merrni përgjegjësi ju pasi për 17 vite nuk keni sjell asnjë drejtësi për shqiptarët. Të gjitha rastet e montuara janë në kohën kur ju jeni në pushtet”, tha mes tjerash Hyseni.
Sa i përket idesë së BDI-së për kryeministër shqiptar, Hyseni e ka quajtur një lojë këtë propozim të BDI-së pasi sipas që në start BDI ka refuzuar debatin për një kryeminsitër./Zyrtare.net


















