Connect with us

Kosovë

Hykmete Bajrami: Po mendojmë që ta tërheqim një përqindje të Trustit

Publikuar

Ministria e Financa Hykmete Bajrami thotë se e kanë menduar një opsion tjetër për qytetarët, lidhur me rimëkëmbjen ekonomike, ku thotë se do të bisedojnë me trustin për tërheqjen e parave diku 10% nga qytetarët, për të vënë një lehtësim.

Ajo thotë se javën e ardhshme pritet të rishikohet buxheti dhe se ka kërkuar mirëkuptim nga deputetët që ta votojnë, përcjell Periskopi

“Pandemia shkaktoi dëme të mëdha, jemi duke rishikuar buxhetin. Po diskutojmë edhe një opsion të ri ku do të bisedojmë  me trustin, për tërheqjen e një përqindje të parave për qytetarët nga trusti, por që këto tërheqjen do tu kompensohen pas tre vite javën tjetër e rishikojmë kalimin e buxhetit, kërkojmë mirëkuptimin e deputetëve që buxheti të kalojë”, tha Hykmete Bajrami në Pressing/PERISKOPI