Connect with us

Kosovë

Humolli nga OBSH-ja: Rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar, kujdesi i qytetarëve është minimal

Publikuar

më

Doktoresha Isme Humolli, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se rreziku nga coronavirusi ende nuk ka kaluar dhe kujdesi i qytetarëve për tu mbrojtur nga ky virus është minimal.

Sipas saj, ka përkeqësim të situatës në Kosovë, Shqipëri, Maqedonia Veriore, si dhe siç tha ajo nuk përjashtohet edhe Serbia.

Humolli theksoi se lirimi i masave nga shteti është bërë gradualisht, mirëpo kujdesi i qytetarëve nuk është në nivelin e dëshirueshëm.

“Përkeqësim të situatës kemi në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia Veriore duke mos e përjashtuar Serbinë.  Lirimi i masave është dashur të bëhet gradualisht ashtu si është bërë, por kujdesi i qytetarëve nuk është në nivelin e dëshirueshëm”, ka thënë ajo.

Humolli sqaroi se çdo qytetar i cili del jashtë shtëpisë duhet patjetër të vendos maskën dhe të bëj larjen e duarve ose dezinfektimin e tyre sa herë të paraqitet nevoja.

“Duhet të jetojmë me coronavirusin, me vendosjen e maskave, të cilat s’kemi nevojë t’i vendosim në çdo moment, por e qesim ku hyjmë në qendrat tregtare, në markete, etj. Maskën nuk kemi nevojë ta vendosim nëse jemi me anëtarë të familjes. Më e preferueshme është larja e shpeshtë e duarve se sa mbajtja e dorëzave, pasi jo të gjithë i mirëmbajmë siç duhet ato”, tha ajo, duke shtuar se rikthimi i masave do të jetë i pashmangshëm.

Humolli po ashtu theksoi se nëse virusi COVID-19, ka prekur edhe institucionet parashkollore siç janë çerdhet, atëherë institucionet duhet t’i përkrahin prindërit të cilët nuk kanë ku t’i lënë fëmijët e tyre.

“Nëse COVID-19 është në çerdhe atëherë institucionet duhet t’i përkrahin prindërit ose njëri prind të qëndroj në shtëpi ose të punoj nga shtëpia. Duhet të bëhet dezinfektimi i çerdheve. Termin fitore nuk është mirë ta përdorim pasi është sëmundje virale”, tha tutje doktoresha Humolli.

Sipas saj, edhe nëse në shtator ose dhjetor fitohet vaksina kundër virusit, nuk mund të ketë sasi të madhe të vaksinave për t’i mbuluar të gjithë.

E pyetur se a preferohet që këtë vit të shkohet nëpër plazhe, ajo tha: “Në situatën aktuale siç është, unë më familjen time jo. Kjo mbetet në diskrecionin familjar dhe ata vendosin. Por, situata aktuale në të cilën është dhe nëse nuk ka masa paraprake në plazh është e vështirë që të shkohet. Rreziku më i madh fillon në muajin shtator kur fillon dhe gripi. Nëse bashkohen gripi me COVIDI-19 dhe ndonjë sëmundje respiratore atëherë bëhet dhe më e vështirë”.

Lajme10 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni1 hour ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK