Connect with us

Sport

Hudson Odoi është i pafajshëm, bien akuzat për përdhunim

Publikuar

Koha e mbylljes së pandemisë nuk ishte krejtësisht e qetë për Callum Hudson Odoi, i cili akuzohej për përdhunim.

Anëtari i Chelsea kishte qëndruar i heshtur gjatë gjithë kohës sa hetimet ndaj tij po vazhdonin, kurse së fundmi përmes ‘Twitter’ ka njoftuar  se hetimet janë mbyllur dhe ai është i pafajshëm.

“Gjatë kohës kur bota ka probleme më të mëdha, ju mund të jeni në dijeni edhe për akuzat serioze që ishin ngritur ndaj meje. Unë kam qëndruar në heshtje dhe kam ndihmuar policinë gjatë gjithë kohës, duke ditur se shpejtë do të vjen dita kur emri im do të pastrohet. Pas një hetimi të plotë, policia tani konfirmon se nuk do të ketë hapa shtesë”, ka thënë Hudson Odoi, transmeton lajmi.net.

“Unë do të doja të përdor këtë platformë për të falënderuar të gjithë që kanë qëndruar në anën time dhe më përkrahën gjatë kësaj periudhe të vështirë. Unë kam mësuar se të jesh futbollist dhe të luash për një nga skuadrat më të mira në botë, vjen me përgjegjsi të mëdha, dhe duke vazhduar përpara do të kujdesëm që të përdorë platformën time si lojtar i Chelsea, për të qenë një rol model”, shtoi anëtari i Chelsea.

Talenti anglez kryqëzohej nëpër mediet britanike, pas raportimeve për përdhunim. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK