Kosovë
Hoxha i VV-së shan Gent Cakajn dhe motrën e tij në një status urrejtje-nxitës

Elvis Hoxha i Lëvizjes Vetëvendosje ka sulmuar në mënyrë të papranueshme z.Gent Cakaj, por edhe motrën e tij që punon si gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Ai ka sulmuar Cakajn se ka mbështetur “shkëmbimin e territoreve” edhe pse ky i fundit në fakt ndihmoi shqiptarët e Preshevës dhe të qyteteve e fshatrave serbe në Serbi që të bëheshin bashkë e të arrinin rezultat më të mirë zgjedhor në zgjedhjet e të dieles së kaluar.
Hoxha e ka sulmuar Cakajn por nuk i ka mbështetur pretendimet e tij.
Më tej ai fyen edhe motrën e z.Cakaj, duke thënë që ajo ndihmoi “të njëjtin projekt”, e që për të ishte “rënia e Qeverisë Kurti”.
Në fakt, Qeveria Kurti kishte rënë nga një mocion mosbesimi i realizuar suksesshëm me 25 mars dhe i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Periskopi.
Më poshtë keni statusin e plotë të z.Hoxha:
Gent Cakaj na sqaroi se nuk është në plan shkëmbimi i territoreve. Pra, ai na tha se nuk ka më asnjë arsye të jetë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Gjeniun e vogël e vunë aty pikërisht pse Ditmir Bushati nuk ishte dakort me planin e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut. Mos harroni që motra e Gentit ndihmoi nga Kushtetuesja të njëjtin projekt: rënien e qeverisë Kurti për të sjellë në jetë qeverinë Koti. Kjo e fundit kishte një projekt paketë: heqje reciprociteti, Zajednicë, heqje dorë prej anëtarësimeve të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Pra, Gent Cakaj është i tepërt. Ashtu si dhe Kushtetuesja apo dhe vetë presidenti i Kosovës.
E keqja është se ka shumë insitucione që i peshojnë rëndë trupi të këtij kombi.




















