Kosovë
Hoxha i VV-së nga Shqipëria shfytyron presidentin Rugova, pretendon se do t’i dilte kundër Amerikës dhe BE-së

Anëtari i njohur i VV-së dhe këshilltari i ish kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, e ka bërë një postim mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook për qytetarët të cilët e mbështesin kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Hoxha duke u munduar t’i irritojë votuesit e LDK-së me Isa Mustafën e ka bërë një pyetje:
“A do ta themelonte Rugova, Zajdenicën?”
Ky reagim vjen pas deklarimeve të kryeministrit Hoti se do të merreshin edhe me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si zgjidhje kompromisi për marrëveshjen finale me Serbinë, përcjell Periskopi.
Por, si duket Hoxha harron se Rugova asnjëherë nuk kishte qenë kundërshtar i marrëveshjeve të propozuara ndërkombëtare duke vlerësuar lart rolin e ShBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtarë.
Presidenti i ndjerë Rugova kishte qenë pjesëmarrës në negociatat e Rambouillet-së, marrëveshjen e të cilës fillimisht e kishin kundërshtuar Hashim Thaçi si kryetar i ekipit negociator dhe Adem Demaçi si figurë e rëndësishme e UÇK-së.
Rugova nuk kishte kundërshtuar as negociatat e Vjenës duke kërkuar konsensus të gjerë politik në Kosovë. /Periskopi





















