Connect with us

Kosovë

Hoxha drejton kritika ndaj LDK-së e VV-së: Dështuat në implementimin e Pakos Emergjente

Publikuar

Deputet i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kritikuar VV-në dhe LDK-së, që sipas tij, kanë dështuar në implementimin e Pakos Emergjente.

Hoxha në seancën e rregullt të Kuvendit shtoi se disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para.

“Qeveria e ndërtuar nga LDK-VV, në mënyrë klandestine që kishte votuar buxhetin, atyre nuk iu ra ndërmend që të ndihmohen qytetarët dhe bizneset. Përveç në vonesa të pakos, ju u vonuat edhe në implementimit të saj”.

“Shumë biznese që kanë aplikuar, ato nuk i kanë marrë ato paga për punonjës. Disa biznese që janë të afërta me pushtetin kanë marrë para, e kjo është diskriminim. Shumë bizneseve nuk iu është mbuluar qiraja, ku kjo ka bërë probleme te qiradhënësi tek qiramarrësi, ku qiradhënësi e ka larguar”, tha Hoxha.

Hoxha tha se ka edhe punëtorë që nga shumën prej 170 euro, atyre iu kanë dal vetëm 80 euro.

“ju jeni fajtor në lidhje me keqmenahimin e pakos emergjente, ku shumica prej bizneseve rrezikojnë që të mbyllen dhe shumë punëtorë rrezikojnë që të mbesin pa punë”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK