Connect with us

Lajme

Hoxha: AShMAA nuk rrespketon ligjin, punon me direktiva të VMRO-së

Publikuar

Levizja Besa sërish ka akuzuar Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele se punon me direktiva partiake.

Sekretari gjeneral i Besës, Arjanit Hoxha në konfernecën e sotme për shtyp theksoi se edhe përkundër asaj se KSHZ i është drejtuar Lëvizjes BESA me kërkesë për të njoftuar rreth hapsirës mediale që duhet të shfrytëzojë kjo parti, Agjencia po e bën të kundërtën, bllokon minutazhin reklamues të Lëvizjes Besa nëpër televisione dhe të njejtin ja transferon VMRO-DPMNE-së, shkruan Zyrtare.net

“Rregullorja e re që është publikuar nga AShMAA për ndarjen e minutazhit për partitë politike edhe pse në të thuhet se 6 minuta ju takojnë partive më të mëdha opozitare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar më shumë vota, Agjencia partiake e VMRO-DPMNE-së, ju cakton mediumeve ti ndajnë të gjitha 6 minutat partisë e cila e zgjodhi Zoran Trajçevskin si drejtor. Nga atje janë paraqitur dy dilema, e para  kush është partia e dytë opozitare nga zgjedhjet e fundit parlamentare z Trajçevski, dhe e dyta me interpretimet tuaja të ligjit mund të themi se VMRO nuk është pjesë e opozitës për shkak se ajo tashmë është në Qeveri me ministra e zv ministra “,tha Hoxha.

Me këto veprime sipas Hoxhës, AShMAA po bën shkelje serioze andaj është dorëzuar kallzim penal ndaj Agjencionit për shërbime mediale, audio dhe audiovizuele.

Ai njoftoi se si parti i kanë bërë ftesë edhe VMRO-DPMNE-së për të zgjidhur këtë çështje.

“Në rast se VMRO-DPMNE nuk i përgjigjes ftesës tonë, ne do njoftojmë KSHZ që me vendim të limitojë buxhetin medial për VMRO-DPMNE, dhe me miratimin e këtij vendimi VMRO-DPMNE duhet t’i jep përgjigje gjitha mediumeve për manipulimin që i ka pregatitur përmes agjencionit të udhëhequr nga Zoran Trajçeski”, theksoi sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha./Zyrtare.net/

Konferencë për shtyp (20.06.2020)

Të nderuar përfaqësues të mediave,Ashtu si jeni të njoftuar tani e disa muaj me rradhë Agjencioni për Shërbime Mediale, Audio dhe Audiovizuele, respektivisht drejtori i këtij agjencioni Zoran Trajçeski me veprimet e tij është duke u vënë në shërbim partiak të regjimit të kaluar VMRO-BDI, duke tentuar në çdo formë dhe mënyrë të dëmtojë Lëvizjen BESA.Edhe përkundër faktit se KSHZ i është drejtuar Lëvizjes BESA me njoftim për të pregatitur plan medial për përfaqësimin në mediume përsëri Agjencioni për Shërbime Mediale, audio dhe audiovizuele nuk ka respektuar ligjin dhe njoftimin e KSHZ institucioni ky përmes të cilit bëhet pagesa e hapësirës mediale.Urdhëresa e fundit që ka lëshuar ky agjencion, për ndarjen e minutazhit për partitë politike, edhe pse në përshkrimin thotë se 6 minutat i takojnë dy partive më të mëdha opozitare, të cilat në zgjedhjet e fundit për deputetë kanë fituar më shumë vota, agjencioni partiak i VMRO-DMPNE-së, urdhëron mediumeve që gjithë 6 minutat ti ndahen partisë e cila e ka zgjedhur Zoran Trajçeskin në postin e drejtorit. Nga aty lindin dy dilema:E para, cila është partia e dytë opozitare nga zgjedhjet e fundit parlamentare z.Trajçeski?E dyta, me parametrat tuaj matës të interpretimit të ligjit ne mund të themi se VMRO-DPMNE nuk është parti opozitare sepse ajo për momentin është e përfaqësuar në qeveri me ministër dhe zëvendës ministra.Agjencioni me të cilin udhëheq kuadri i VMRO-DPMNE, ka bërë shkelje të rëndë duke mos respektuar ligjin dhe duke sjellë urdhëresë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, dhe për këto shkelje Lëvizja BESA ka ngritur aktpadi penale ndaj agjencionit dhe personave kompetent.Për këtë shkelje të agjencionit që udhëheq Trajçeski, Lëvizja BESA me shkresa zyrtare ka njoftuar gjithë faktorin ndërkombëtar në vend dhe kemi kërkuar të monitorohet puna e agjencionit dhe mos të tolerohet që mbetjet e regjimit të kaluar të krijojnë situata konfliktuoze, të panevojshmë për një shtet i cili do fillojë negociata për antarësim në BE.Lëvizja BESA gjatë ditës së djeshme i është drejtuar me shkresë zyrtare VMRO-DPMNE-së duke i kërkuar që gjatë ditës së sotme të takohemi dhe të merremi vesh për të ndarë hapësirën mediale konform shkresës që kemi marrë nga KSHZ. Në rast se VMRO-DPMNE nuk i përgjigjet ftesës tonë, ne do njoftojmë KSHZ që me vendim të limitojë buxhetin medial për VMRO-DPMNE, dhe me miratimin e këtij vendimi VMRO-DPMNE duhet ti jep përgjigje gjitha mediumeve që do dëmtohen nga manipulimi që i ka pregatitur përmes agjencionit të udhëhequr nga Zoran Trajçeski.Për fat të keq po vërtetohet edhe njëherë, regjimi i kaluar është ende i instaluar në sistemin e vendit, prandaj këta njerëz dhe kjo mendësi duhet të dënohen me votë më 15 korrik, dhe mos lejojmë që fatin tonë dhe të fëmijëve tonë të marrin në dorë njerëz që nuk respektojnë ligjin, vendosen mbi ligjin, krijojnë haos dhe nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Populli duhet të llogaritë se kur VMRO-DPMNE nga opozita sillet në këtë formë të papërgjegjshme, paramendoni se nëse kanë pushtet sa mund të jenë të dëmshëm për shoqërinë dhe shtetin.Arjanit HoxhaSekretari gjeneral i Lëvizjes BESA20.06.2020

Gepostet von Arjanit Hoxha am Samstag, 20. Juni 2020

Lajme5 minutes ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Lajme54 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni1 hour ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni1 hour ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni2 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë3 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni3 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni3 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë3 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme3 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

NA NDIQ NË FACEBOOK