Kosovë
Hoti tha se do ta udhëheqë dialogun, Thaçi: Presidenti përfaqëson vendin në rrafshin ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. gjatë prezantimit të platformës për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, të mërkurën ka thënë se ai do të jetë në krye të negociatave me Beogradin.
I pyetur rreth këssaj deklarate, Presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se dialogun do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të popullit, ndërsa shtoi se sipas Kushtetutës së vendit, presidenti pësrfaqëson vendin në rrafshin ndërkombëtar.
“Do udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Kosovës. Ne nuk jemi në garë me njeri- tjetrin por do ta mbeshtesim njëri-tjetrin. Presidentii vendit e perfaqëson vendin në rrafshin në mbrendshëm dhe në rrafshin ndërkombëtar, kështu thotë Kushteteuta e vendit. Kështu që doo ta plotësojmë njëri-tjetrin”, tha Thaçi.
Këto deklarata Thaçi i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës./Periskopi/






















